Pavarësia e Skocisë, Salmond qetëson votuesit: Nuk ka rrënim ekonomik
Fati i Mbretërisë së Bashkuar mbetet i paqartë, pasi vetëm katër ditë duhen nga referendumi historik për pavarësinë e Skocisë. Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të lehtë nga përkrahësit e Unionit.Duke folur për Andreë Marr në Edinburg, Ministri i Parë i Skocisë dhe udhëheqësi i fushatës Pro Pavarësisë, Alex Salmond, tha se një Skoci e pavarur mund të mbajë monedhën paund.“Për 18 muaj në termat e tregjeve monetare, - tha ai, -Banka e Anglisë mbetet nën kontroll. Guvernatori i Bankës së Anglisë ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë, kështu që ai është përgjegjës për stabilitetin financiar gjatë kësaj periudhe."Pyetjes së një gazetari rreth marrëdhënieve të një Skocie të pavarur me Bashkimin Evropian, Salmond iu përgjigj se se beson që tashmë Skocia është pjesë e BE-së dhe tha se “shifrat flasin vetë”."Një është përqindja e Skocisë në popullsinë e Bashkimit Evropian - pesë milionë në 500 milionë vetë. 20 % është pjesa jonë e rezervave të peshkut. 25 % është potenciali ynë i energjisë së rinovueshme dhe 60 % e rezervave të naftës për të gjithë Bashkimin Evropian, ndodhen në ujërat skoceze.Bankat e mëdha, kompanitë e naftës dhe supermarketet kanë thënë se me një votë për shkëputje nga Mbretëria e Bashkuar, do të largohen nga Skocia.Një tjetër personazh që ka ndikuar me mediat e tij në vendimarrjen e Mbretërisë së Bashkuar, Rupert Murdoch, nuk e ka vendosur ende pozicionin pro apo kundër shkëputjes së Skocisë. I pyetur nga një gazetar nëse “Scotish Sun” do të mbështesë fushatën “Pro”, ai u përgjigj duke buzëqeshur: "Ne po i japim çdo gjëje një vëmendje të kujdesshme".Ndikimi politik i Murdoch në Britani edhe pse i zbehur pas skandalit të përgjimeve telefonike, sërish zë një vend të konsiderueshëm përmes mediave të tij.Oranews.tv