Presidenti i Francës në Irak, i garanton mbështetjen kundër Shtetit Islamik

Irak - Presidenti francez Francois Hollande deklaroi në Bagdad të premten se Franca do të marrë pjesë me veprime ushtarake kundër Shtetit Islamik në Irak, si pjesë e koalicionit të formuar nga Uashingtoni për të zgjeruar mbështetjen.Hollande pret zhvillimin e bisedimeve dhe në Paris, ku fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare do të kërkojnë që të koordinojë mbështetjen për unitetin e Irakut në një betejë kundër militantëve islamikë.“Franca ka vendosur të mbështesë Irakun,- tha ai, - në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të luajë rolin e saj në çështje të tilla vendimtare dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të mbajmë Konferencën e Parisit për të diskutuar strategjinë kundër Shtetit Islamik.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij irakian, Fuad Masum, Hollande theksoi rrezikun potencial të Shtetit Islamik.“Ky grup po zhvilllon një luftë jo vetëm kundër Irakut, - tha ai, - por kundër të gjithë atyre që nuk pajtohen apo i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë si ata. Shteti Islamik po bën një luftë në bazë të terrorit.Vizita e Presidenti francez Hollande është hapi i parë i Francës në ndihmë të situatës në Irak, në kuadër të një përpjekjeje ndërkombëtare për të forcuar Qeverinë e Irakut.Ndërkohë, dy aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara, Gjermania dhe Britania, janë distancuar nga çdo pjesëmarrje në sulmet ajrore në Siri.Oranews.tv