Policia e Tiranës gjatë 2012, rritet numri i të arrestuarve për “armëmbajtje pa leje”

Në një kohë ku siguria publike sipas të dhënave të Drejtorisë së policisë Tiranë ka pësuar rritje,qytetarët vazhdojnë të sigurohen në mënyre personale. Në bazë të analizës së 2012 të policisë së Tiranës janë kapur gjithsej 256 persona për “armëmbajtje pa leje, nga 151 që u shënuan në vitin 2011.I pranishëm në analizë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, kërkoi nga blutë e Tiranës evidentim dhe regjistrim të çdo vepre penale,ndryshe kjo do të shihet si shkelje e ligjit.Ndërsa drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, theksoi se lufta kundër krimit do të vazhdojë të jetë prioritet i bluve të Tiranës.Gjatë vitit 2012 në Tiranë janë kryer 7939 vepra penale dhe janë zbuluar 6962 prej tyre,ndërsa janë përfshirë 7770 autorë. Janë sekuestruar 936 kg kanabis,29 kg heroinë dhe 2 kg kokainë.Ndërkohë janë sekuestruar 10 mln euro asete të krimit dhe vitin që kaloi u shënuan 369 aksidente.