Librat e rinj, dominojnë romanet rozë
Një rrëfim i sjellë në këtë formë .... “E kuptoj që mund të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar të ndjej..por kjo është e vertetë..nuk kam nevojë të të ngus, dhe nëse nuk është çasti i përshtatshëm, unë jam gati të të pres...”Kush më bukur se shkrimtarja Amerikane, Danielle Steel, do t'i përshkruante me kaq detaje skena të tilla romantike ?"Zëri i zemrës" dhe "Një dhuratë e vecantë", janë 2 botime të reja, që shtohen në vargun e gjatë të romaneve të një prej autoreve më të shitura, Danielle Steel, të cilat më së fundmi vijnë të përkthyera edhe në shqip, për lexuesin shqiptarë.Ajo e hijëshme, joshëse, e zgjuar, ai i bukur, sensual dhe misterioz. Takohen rastësisht, por çfarë ndodh me ta, e sjellë Sandra Brown, me titull, "Mos më dërgo lule".Dashuria e shkurtër krijon një zbraztirë që mund të mbushet vetëm nga një kujtim, të kujtosh do të thotë të trikthehesh në intimitetin e munguar dhe më pas ta sjellësh të përmbledhur në një roman, siç bën Kati Marton, që sjell kujtime me titull "Paris, Një Histori dashurie"." Helena e Trojës " vjen e përkthyer në shqip duke treguar të vërtetën e saj me titull, "Kujtimet e një bushtre", roman nga Francessa Petizzo.Këtë javë në stendat e librarive shtohen edhe dy botime të reja me interes për historinë, duke sjellë fakte më rëndësi të historisë braziliane të marra nga biblioteka e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe historisë, njëri nga autori Boris Fausto, ndërsa tjetri me titull " Rrënjët e Brazilit" .