Gala Operistike" çel sezonin e ri të 2013-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 14:41
Repertor i përzgjedhur i operave më të njohura botërore dhe shqiptare do të interpretohen në një natë gala magjike për të shënuar kështu edhe hapjen e stinës skenike 2013 në TOB."Gala Operistike" këtë herë merr një kuptim të veçantë pasi përkon me jubileun e 60 vjetorit të krijimit të TOB dhe gjithashtu i bashkohet festimeve si në të gjithë botën, me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së kompozitorit të kryeveprave operistike Giuseppe Verdi."Gala Operistike" do të vijë për të gjithë artdashësit më 30 janar ku do të interpretojnë kori dhe orkestra simfonike e TOB, 15 solistë të mirënjohur nën dirigjimin e Edmond Dokos.