Berisha konfirmon referendumin, paralajmëron heqje takse për rrogat nën 30 mijë lekë
Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar heqjen e tatim-fitimit për të gjithë ata persona që marrin rrogë nën 30 mijë lekë të reja. Iniciativa e pritshme e qeverisë pritet të depozitohet së shpejti në seancën parlamentare, ndërsa Kyeministri sulmoi kreun e opozitës për qëndrimin e mbajtur ne raport me rrogat dhe pensionet e qytetarëve.“Qeveria do të heqë tatim-fitimin për të gjithë punonjësit të cilët marrin nën 300 mijë lekë rrogë. ky vendim i qeverisë nuk është vetëm një 10 përqind rritje rroge por njëkohësisht edhe një mbështetje e madhe për sipërmarrjen dhe tregun e punës. Vendimi synon shpërndarjen më të mirë të të ardhurave, dhe është një përpjekje më e madhe që ato të ardhura të shndërrohen në mirëqënie për qytetarët” tha Berisha.Duke komentuar statusin e tij në facebook për referendumin për tre ligjet, Kryeministri tha se nuk ka ende vendim për këtë cështje, por pasi të merren rezultatet e qëndrimit të qytetarëve do të vendoset për këtë.“I kam të dhënat se Rama po përgatit tërësisht skenarin e zgjedhjeve të 2009, madje në qoftë se ju keni pasur kureshtje ta ndiqni deklaroi se edhe ato të 2009 i kam fituar tha, po se do fitojë si në 2009 dhe shpalli sigurinë në këtë fitore në Asamblenë e tij. I gjetur para kësaj situate, kushtetua përcakton mekanizma të qarta që nuk lejon që kombi të merret peng nga askush dhe një nga këto është demokracia direkte. Skenari i tij është 2009, që të dëmtojë procesin e statusin, ne do bëjmë zgjedhje të standardeve të plota ndërkombëtare, por të standardeve të Ramës nuk i bëjmë kurrë ne, unë po bëj një debat dhe ky proces do të jetë shumë transparent, në rrjetin tonë social ne jemi shumë dhe do vazhdojë kjo, dhe rezultatet e debatit do të diskutohen me ju dhe grupet e interesit, por një gjë është e sigurtë se këtë vend peng askërkush s’mund ta marrë”- tha Berisha.Kryeministri ka komentuar edhe tryezën e opozitës përmes batutave.“Së fundmi dhe Ilir hoxha në koalicion, dhe ai mungonte. Gjithashtu, krahas e Fiqiri Xibrit dhe dy parti komuniste”, u shpreh ai.