Aksidentoi me automjet këmbësorin, arrestohet 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 18:12
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Everest Agasi, 28 vjeç. Ndalimi i tij u bë pasi Agasi akuzohet se ka aksidentuar këmbësorin A. Kulla, 23 vjeç. Ndërkaq mbi 28 vjecarin rëndon edhe akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.Efektivët e Durrësit kanë bërë gjithashtu arrestimin e Endri Tanushit, i cili akuzohet për plagosje me dashje. 24 vjecari akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet S.C. Materialet lidhur me rastet e mësipërme i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.