Mbrojtja e të dhënave personale, të ndërgjegjësohen qytetarët

Inspektimet për mbrojtjen e të dhënave personale, janë dyfishuar gjatë vitit 2012 në raport me vitin 2011, ndërkohë që numri i gjobave ka qënë më i ulët. Komisionerja për mbrojtjen e të dhënave personale i bëri thirrje qytetarëve për mbrojtjen e informacionit privat dhe mosabuzimin me to nga personat që i zotërojnë dhë i përpunojnë, në ditën europiane të mbrojtjes së të dhënave personale.Ndërkohë që sipas komisioneres Çabej, problem në shkeljen dhe mosmbrojtjen siç duhet të të dhënave personale, ka patur kryesisht në vendimet gjyqësore.Komisionerja iu bëri thirrje sidomos të rinjve në lidhje me informacionet që ata shpërndajnë në rrjetet sociale dhe të ruhen prej personave që përdorin të dhëna të rreme në faqet e internetit.