ERE:CEZ t`i dorëzojë dokumentat administratorit

Enti Rregulator i Energjisë do të vendosë në lidhje me borxhet e kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë  pasi ti dërgohen raportet prej administratorit.Entela Çipa përfaqësuese e ERE-s deklaroi se CEZ Shpërndarje ende nuk i ka dorëzuar dokumentat e kompanisë administratorit të ri.Sipas Çipës borxhet që kanë institucionet do i shlyhen CEZ-it ndërsa borxhet që kompanitë i kanë njëra-tjetrës do rakordohen.CEZ-it iu hoq licensa një javë më parë për shkak të mosplotësimit të disa prej kushteve të kontratës. Ky është anulimi i parë i një privatizimi kaq të rëndësishëm në vendin tonë.