Sulmi ndaj gjyqtares, arrestohet bashkëautori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 14:32
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari i cili dyshohet si bashkëautor në sulmin ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 19-vjeçari Ledjo Kamberi, banues në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë pasi dyshohet se ka ndihmuar 24-vjeçarit Nertil Zotaj, në sulmin me acid të gjyqtares Mirela Mishgjoni.Ndërkohë më herët, policia e Vlorës ka arrestuar edhe autorin që sulmoi me acid sanitar gjyqtaren Mirela Mishgjoni.24-vjeçari Nertil Zotaj e kishte marrë këtë akt pasi gjyqtarja Mishgjoni e kishte dënuar më herët me 11 muaj burg.Gjyqtarja Mishgjoni u sulmua me acid në afërsi të banesës së saj më datën 16 janar në momentin kur kishte dalë nga shtëpia.