Krujë, në pranga një person për armëmbajtje pa leje

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje.Sipas policisë është arrestuar shtetasi Qemal Ahmetaj, ndërsa në momentin e arrestimit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik dhe 125 fishekë.Ndërkaq materialet do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.