LSI tryezë për dhunën në familje, Meta: Duhen masa dhe politika konkrete
LSI nëpërmjet një tryeze të rrumbullakët ka ngritur shqetësimin në lidhje me dhunën në familje, sidomos ndaj gruas nisur nga shifrat e fundit të publikuara në media, nga ku ka kërkuar masa dhe politika konkrete ne legjislacionin qe forcojne poziten e gruas në shoqëri dhe parandalimin e krimit në familje.Kreu i LSI, Ilir Meta, tha se një nga mënyrat parandaluese të këtij fenomeni është reformimi i kodit penal dhe kodit të familjes.“U tha me të drejtë që një pjesë e dhunës në familje vjen nga varfëria apo nga divorci por është edhe një problem tjetër dhe kjo është hapja e kazinove dhe lojrave të fatit. Kjo është një epidemi masive e cila bën që shumë persona të humbasin të ardhurat e tyre dhe një pjesë e këtyre shqetësimeve është nga këto përplasje në familje. Ky është një fenomen që duhet të menaxhohet duke u kufizuar. Viti 2013 është shpallur si viti i luftës kundër dhunës në familje. Duhet të bëhet më shumë në drejtim të sensibilizimit në instancat më të larta dhe në hartimin e një pakete ligjore. Gjithashtu jam dakort për reformimin e kodit të familjes dhe kodit penal. Ky reformim do të rrisë mundësitë për të parandaluar një dhunë në rritje në familje” tha Meta.Ndersa Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjoshaj, ka deklaruar se shoqëria duhet të zgjohet dhe të reagojë ndaj dhunës në familje.“Duhet të zgjojmë shoqërinë shqiptare nga indiferentizmi dhe t’i themi stop dhunës në familje” tha Gjoshaj.Të pranishëm në këtë tryezë kanë qene krerë të LSI, drejtues dhe anëtarë të LGI si edhe përfaqësues të të shoqërisë civile, të cilët kanë ngritur shqetësimin për dhunën ndaj gruas dhe masat që duhen marrë.