Fier, kapet 340 kg drogë, në kërkim transportuesi

Policia e Fierit ka sekuestruar 340 kg kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur në një makinë të braktisur në zonën e njohur si liqeni i Levanit.Mësohet se lënda narkotike ishte ndarë në 344 pako dhe ishte e mbështjellë me natriban.Sipas policisë drejtuesi braktisi automjetin pasi vuri re që po ndiqej nga efektivët e policisë dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.