5 raste te izoluara me grip, MSH: Bëhet fjalë për grip të zakonshëm
Vendi është në presionin e epidemisë gripale por të 3 virueset e shfaqura 2 tipi A dhe 1 tipi B tregojnë se bëhet fjalë për grip të zakonshëm dhe jo për Gripin AH3N2 që preku Amerikën.Ministria e shëndetësisë thotë se nuk ka vend për panik, situata është e qetë dhe se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.Në vend u morën 72 mostra nga QSUT dhe spitalet rajonale. Nga këto 5 rastet ishin në gjendje më të rënduar shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë. Mjekët thonë se edhe këta pacientë nuk janë të prekur nga virusi H3N2.Situata gripale pritet të jetë më e rënduar në mesin e muajit shkurt. Atëherë kur kurba e infeksioneve respitratore pritet të jetë më e lartë se ky moment. Z.Pipero dhe drejtori i ISHP Roshi u kërkojnë qytetarëve të vaksinohen.Referuar të dhënave këtë vit ka 2000 raste më pak të prekur me infeksione respiratore se sa një vit më parë. Simptomat e një gripi shfaqen 2 apo 3 ditë pasi një individë ka marrë virusin ndërsa vaksina antigrip vepron në luftimin e infeskioneve 2 javë pas injektimit të saj.