Rrëfimi i arkëtares: Si i grabiti paratë në bankë Viktor Gushi

Në një rrefim të denjë për filma Ëestern, Anita Metani, ka rrëfyer në gjykatën e Tiranës një nga grabitjet e serial-killerit Viktor Gushi. Sipas arkëtares Metani, e cila në prill të 2009 punonte në filialin e bankës Raifaissen në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ajo provoi eksperiencën e hidhur të një prej grabitësve që për vite me radhë terrorrizoi bankat dhe argjendarite.Metani tregoi para trupi gjykues se Gushi kishte hyre në bankë i maskuar me një shall, ku kishte mbuluar fytyrën dukë lënë jashtë vetëm sytë dhe sipas saj shalli kishte dizenjon e flamurit amerikan. Në këtë kohë Gushi ka drejtuar pistoletën arkëtares dhe i ka hedhur një qese,duke e urdhëruar që ta mbushi me para.E tmerruar nga skena punonjësja e bankës ka mbushur qesen me para,ku sipas saj Gushi ka grabitur plot 9,8 milion lekë te vjetra. Ndërkohë që ajo jep edhe një detaj tjetër për Gushin, pasi ai kishte veshur një corape të zëzë në dorën me të cilën mbante armën dhe pistoleta ishte ngjryre gri. Ndërkohë që dëshmia e arkëtares ka qënë e vetmja në këtë seancë,ndërsa trupi gjykues vendosi që seanca e radhë të mbahet në 11 shkurt.Viktor Gushi akuzohet për vrasjen e 2 personave, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtaren e një banke Leonora Kaloçi, vjedhje me pasojë plagosjen 8 herë si dhe një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë dhe rrethe. Ai u cilësua edhe “grabitësi i së premtes”, pasi kjo ishte dita kur ai kryente vjedhjet e tij.