Ndryshimet në kodin civil, kompetencat e gjykatës i kalojnë noterëve
Një qytetarë duhet ti drejtohet noteritë dhe jo më gjykatës për të marrë një dëshmi të trashëgimisë. Kjo do të thotë se eleminohet procedura e ndjekur deri tani në gjykatë për t`ia kaluar si kompetencë noterëve duke shkurtuar kohën dhe shpenizmet e shumta.Gjithashtu lëshimi dhe ekzekutimi i urdhërave do të reformohet, këto urdhëra tashmë do të dalin nga gjykata pas daljes së vendimit pa kërkesa e shkresa të mëvonshme.Ndërsa proceset gjyqësore pritet të zhvillohen më me korrektësi dhe pa mungesa. Palët do e kenë të detyruara të njoftojnë me mesazh apo i email kur nuk paraqiten duke eleminuar shtyrjet e procesit per mosnjoftim. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet e propozuar nga ministria e drejtësisë në kodin civil.Ndërsa kryetarja e gjykatës së lartë Shpresa Beçaj shprehu disa nga vërejtjet dhe sugjerimet.Por të gjitha këto ndryshime kërkojnë edhe votën e opozitës në parlament. Ministri Halimi i bëri thirrje opozitës ti votojë duke e cilësuar votën si një përgjegjësi e politikbërëve ndaj qytetarëve.