Durrës, gjykata dënon me 25 vjet burg Shaban Norjan
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg Shaban Norjan, 80-vjeçarin u cili masakroi 18-vjeçaren Aishe Vata.Ndërsa ka folur në seancën gjyqësore, 80-vjeçari i kërkoi falje familjes së 18-vjeçares për krimin që kishte bërë. "Nuk e di si e kreva krimin, vetëm Zoti e di sa jam penduar" është shprehur 80-vjeçari në sallën e gjyqit.Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar "burgim të përjetshëm" për Shaban Norjan, me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese” por gjykata vendosi ta dënojë 80-vjeçarin me 25 vjet burg pasi ky i fundit kishte pranuar krimin.18-vjeçarja Aishe Vata u masakrua mbrëmjen e 11 tetorit të vitit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80 vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër, mësohet se fillimisht 18 vjeçarja u qëllua me një plumb në kokë dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sopatë duke ia larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti sipas prokurorisë është bërë shtatëzënia e Aishes dhe mos pranimi nga ana e 80-vjeçarit.