Vlorë, arrestohen 2 persona për grabitje me armë

Dy persona janë ndaluar nga policia e Vlorës, pasi akuzohen për grabitjen me dhunë të një personi.Burime nga policia e qytetit bregdetar theksojnë se janë arrestuar shtetasit Rakip Hoxhajn nga fshati Hadëraj dhe Lorenc Saliajn nga fshati Rexhepaj.Sipas policisë dy personat të maskuar dhe me armë kanë grabitur paratë dhe sendet personale të shtetasit me inicalet N.I.Pas denoncimit, policia është vënë në kërkim dhe ka mundur të ndalojë autorët.