Biberaj: Shqipëria duhet të heqi dorë nga zgjedhjet e kontestuara
I ftuar në studion e RTV “Ora News”, menjëherë pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morri pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës për herë të dytë, të Presidentit Barack Obama, nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, ka folur për interesin amerikan në lidhje me zgjedhjet e 23 Qershorit 2013.“Pjesmarrja ceremoninë e betimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një moment me të vërtetë emocional. Ndihesh vërtetë mirë kur shikon një veprim demokratik të shprehjes së vullnetit të lirë, kur shikon se si një popull zgjedh me votën e tij të lirë presidentin. Unë mendoj se ky është modeli më i mirë dhe më demokratik në botë” u shpreh Biberaj.Nënkryetri i Frymës së Re Demokratike foli gjithashtu dhe për takimet me diplomatët amerikanë që pati në SHBA dhe shqetësimet e tyre për zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri.“Axhenda ime politike kishte dhe takime të tjera të cilat kishin në qendër të vëmendjes së tyre, zgjedhjet në Shqipëri. Për Shqipërinë ky është një moment mjaft kritik, kur ne duhet të ndahemi nga zgjedhjet e kontestuara. Shqetësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë problem është evident. Me anë të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe të vetë Ambasadorit Aleksandër Arvizu, të cilin unë e falenderoj personalisht, ata janë të informuar me hollësi për gjithëçka që ndodh në Shqipëri.”Në lidhje me pyetjen se me kë do të bëjë koalicion Fryma e Re Demokratike, Biberaj tha: “Ne kemi përjashtuar çdo koalicion me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Jemi të hapur për të bërë një koalicion me partitë e qendrës së djathtë. Sa për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ajo mbetet anash këtij koalicioni pasi është një parti që ka kosto.”I pyetur për zonat se ku do të kandidojë FRD-ja dhe me cilët kandidatë, Biberaj tha: “Është akoma shpejtë për të folur për listën e kandidatëve, pasi ne jemi akoma në momentin e hartimit të programit tonë, por unë mendoj se Gazmend Oketa do të jetë i pari në listën e kandidtëve në rrethin e Durrësit, Bamir Topi dhe unë vetë do të kandidojmë në Tiranë, Sali shehu në Dibër, etj. Për çdo qark, FRD-ja do të ketë 2 ose 3 kandidatë.”Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, foli edhe për gjëndjen politike në të cilën ndodhet Shqipëria, duke u shpehur: “I duhet dhënë fundi këtij tranzicioni të tejzgjatur. Tani ne kemi nevojë për rotacion politik, tani ne kemi nevojë që të rruhen balancat e pushteteve. Shqipëria ka nevojë për politikan përfaqësues që ta nderojnë atë në tryezat ndërkombëtare”.“Deri tani, FRD-ja është marrë me punë intensive për të organizuar fushatën zgjedhore dhe nuk kemi bërë sondazhe. Ka pasur abuzime me krytarin e FRD-së , zotin Bamir Topi, por unë e them me bindje se Fryma e Re Demokratike nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me Aleancën Kuqezi. Është nder që të jesh patriot, por kur kalohet nga patriotizmi në nacionalizëm të tepruar, atëherë krijohen probleme.”Biberaj shprehu pakënaqësinë e tij për mospjesmarrjen e asnjë delegacioni shqipar në Strasburg për votimin e rezolutës së Kosovës.“Jam i bindur se ne mund ti zgjidhim të gjitha problemet e Shqipërisë në Ballkan. Ne kemi raporte fqinjësie nga më të mirat me të gjithë dhe unë mendoj se duhet ti ruajmë këto raporte. Por, kur votohet rezoluta e Kosovës, Shqipëria duhet të jetë atje. Mungesa e delegacionit shqiptar në Strasburg nuk justifikohet, mospjesmarja e delegacionit shqiptar është një gabim i rëndë, ky është nderi më i madh që u bëhet qarqeve antishqiptare.”