Luarasi:Ndërprerja e dramës "Shën Mëria e Beratit", sinjal rreziku

Zhurma që shkaktoi  Drama "Shën Meria e Beratit" e autorit Namik Dokle mund të jetë një tjetër sinjal i rrezikshëm që i kanoset artit dhe identitetit kulturor kombëtar.Ky është konstatimi që i bën aktori dhe regjizori i mirënjohur Mihal Luarasi, duke e quajtur këtë rast të ngjashëm me atë të shkatërrimit  të   afreskeve të Onufrit në Elbasan, pas të cilave sipas Luarasit  fshihet e njëjta dorë që po godet.Në lidhje me ndërprerjen që iu bë Dramës "Shën Mëria e Beratit”, Luarasi e quan  të paparanueshme dhe absurd për një vend demokratik ku për herë të parë në këto 22 vjet të pezullohet apo goditet një krijimtari artistike.