Përfundon prodhimi vendas, rriten çmimet e perimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2013, 14:51
Rriten çmimet e perimeve pasi përfundon prodhimi vendas. Tregtarët shprehen se pothuajse të gjitha perimet kryesore janë të importit dhe kjo ka shkaktuar një rritje të çmimit pothuajse dy herë më shumë në krahasim me çmimet që shiteshin prodhimet e vendit.Ndërsa çmimet e frutave nuk kanë pësuar ndryshim pasi vijon që të ketë ende prodhim vendi.Gjatë stinës së dimrit fermerët shqiptarë nuk prodhojnë dhe në këtë mënyrë çmimit pësojnë rritje të ndjeshme pasi mallrat e ardhura nga jashtë kanë kosto më të shtrenjtë.