Vritet një kambist në Durrës. Rama:Krimi godet përsëri, rilindje patjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku në mes të ditës është ekzekutuar me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij, kambisti 47-vjeçar, Fatmir Kotarja.Kambisti është vrarë ndërsa kthehej nga puna me automjetin e tij sëbashku me të vëllanë, kur dy persona janë afruar dhe në distancë të afërt e kanë goditur kambistin në këmbë.Urgjentisht i plagosuri është dërguar në spitalin civil të Durrësit por nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen.Mendohet se në momentin e ngjarjes viktima ka pasur xhiron ditore të parave dhe dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qënë pikërisht vjedhja e parave. Viktima kishte një pikë këmbimi parash në qytetin e Durrësit. Autorët e krimit janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur në një kohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendëngjarje.Kontrolle të shumta policore po ushtrohen dhe në rrugën që të çon në Durrës dhe në drejtim të Tiranës dhe Kavajës, në një kohë që janë marrë në pyetje disa persona. Ende nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e autorëve të krimit dhe kapjen e tyre.Ky është rasti i tretë në harkun kohor të tre viteve të fundit që ekzekutohen kambistë në qytetin bregdetarPolicia e Durrësit ka caktuar një shpërblim prej 10 mijë Euro, për personat që japin informacion dhe ndihmojnë në ndalimin e autorëve të vrasjes së kambistit. Rama:Yryshi i krimit,pasojë e rrënimit moral e profesional të policisëMenjëherë pas krimit ka reaguar edhe kreu i PS-së Edi Rama i cili rithekson se në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste do të vendoset autoriteti i policisë.Ndërsa ka reaguar në rrjetin social “Twitter” Rama thekson se rritja e krimit në vend kërkon patejtër Rlindje.“Krimi godet përsëri!E vrasin për t`i marrë paratë!300 ditët e para të qeverisjes prioritet rivendosja e autoritetit të policisë në territor. Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë nga një kupolë drejtuese e paaftë dhe e korruptuar.  Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit ekonomik e social që vijon përditë nën retë e propagandës së sukseseve imagjinare. RILINDJE patjetër.” shkruan Rama në Twitter.