Biberaj: Berisha të heqë dorë nga skenarët e manipulimit të zgjedhjeve

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të heqë dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve.Në një konferencë për shtyp, Biberaj duke iu referuar vizitës së tij në SHBA theksoi se partnerët amerikanë janë shprehur se do të monitorojnë nga afër zhvillimet politike në Shqipëri si dhe gjithë procesin zgjedhor.“Te të gjitha takimet, shqetësimi kryesor i partnerëve amerikanë, ishin zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor si dhe të integrimit të vendit. Qëndrimi ynë si FRD është thirrja për kryeministrin dhe maxhorancën për të hequr dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve, pasi në rast të kundërt, do të mbajnë përgjegjësi para kombit, përgjegjësi që do të jenë jo vetëm politike, por edhe administrative dhe ligjore. Praktikat e manipulimit të zgjedhjeve na largojnë nga partnerët tanë strategjikë perëndimorë dhe na çojnë drejt lindjes” theksoi Biberaj.Sipas, Biberajt mesazhet e sekretares Klinton duhej të përbënin edhe një moment reflektimi dhe kthese për politikën shqiptare, gjë që faktikisht nuk po ndodh. “Partnerët amerikanë presin nga politika shqiptare që të reflektojë realisht ndaj mesazheve të Sekretares së Shtetit Klinton. Shqetësim tjetër kryesor i të gjitha takimeve kishte të bënte me retorikën nacionaliste që ka filluar të përdoret gjatë kohëve të fundit nga një pjesë e politikës shqiptare, përfshirë edhe politikën zyrtare. Partnerët amerikanë – siç u shprehën - nuk mund të pajtohen me këtë retorikë, ndërkohë që promovojnë, motivojnë dhe mbështesin dialogun politik për zgjidhjen e të gjithë problemeve që ka sot Ballkani” shtoi Biberaj.Gjithashtu Biberaj theksoi se Fryma e Re Demokratike dënon retorikat nacionaliste të kryeministrit të cilat bëhën për të fshehur problemet e shumta që ka qeverisja e tij, dështimet spektakolare të qeverisë së tij, skandale e njëpasnjëshme të korrupsionit, rritjen e papunësisë, varfërisë dhe krimit të organizuar dhe të rrugës, krizën e thellë ekonomike, morale, sociale, psokologjike si dhe dhe mjerimin ku e ka zhytur popullin shqiptar, humbjen e shpresës dhe besimit të qytetarëve se Shqipëria bëhet.“Kishte kohë kryeministri sundimtar që të tregonte patriotizmin e tij gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes, ndërkohë që bëri të kundërtën. I bëjmë thirrje që të heqë dorë nga këto retorika, që nuk i shërbejnë interesit tonë kombëtar. Nuk i shërbejnë këto thirrje as për vota se votat e patriotëve të djathtë shqiptarë, ka kohë që i ka humbur dhe nuk i fiton dot më” shtoi Berisha.