Wenger gati 20 milion stërlina për Jovetic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2013, 15:48
Sulmuesi i skuadrës së Fiorentinës, Stefan Juvetiç, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes së merkatos, pasi kësaj radhe në adresë të klubit vjollcë ka ardhur një ofertë nga skuadra e Arsen Wenger.Sipas mediave britanike bëhet e ditur se Topçinjtë u kanë ofruar drejtuesve të Fiorentinës 20 milion sterlina për kartonin e sulmuesit malazez. Ardhja e sulmuesit Italian, Giusepe Rosi, në radhët e Fiorentinës ka bërë që Wenger të hidhet në sulm për Jovetiç, duke menduar se drejtuesit e Firences mund ta lënë të lirë talentin e tyre. Tani pritet përgjigja e vjollcëve rreth ofertës së bërë nga Wenger dhe stafi drejtues i skuadrës së "Topçinjve".