Platini: Bastet po sjellin vdekjen e sportit

Presidenti i UEFA-s, Francezi Mishel Platini, mendon se rreziku më i madh i sportit të futbollit vjen nga manipulimi i ndeshjeve dhe bastet ilegale.Ndonëse racizmi dhe dhuna në stadiume është një fenomen që është shfaqur në masë gjatë kohëve të fundit, përsëri presidenti i UEFA-s mendon se trukimi i ndeshjeve do të sillte vetvrasjen e sportit."Racizmi dhe dhuna nuk ndikojnë vetëm futbollin, por edhe publikun. Në anën tjetër, në jemi të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga manipulimi i ndeshjeve", tha ai për radion franceze "RTL"."Për mua, ky është një turp i madh. Nëse ne nesër shkojmë për të parë një ndeshje duke e ditur si do të përfundojë, kjo do të thotë se futbolli ka vdekur".Këto janë komentet e kreut më të lartë të futbollit Europian për sa i përket kësaj sëmundje që gjithmonë e më shumë po prek sportin e luajtur.