Roma mund Interin. Kryeqytetasit një hap drejt finales

Pas gjysëmfinales së parë mes Juventus dhe Lacios që u mbyll në barazim 1-1, mbrëmë është luajtur gjysëmfinalja tjetër e Kupës së Italisë mes Romës dhe Interit e cila u mbyll me fitoren e kryeqytetasve.Në supersfidën e Kupës së Italisë, Roma ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finale duke mundur në "Olimpiko" Zikaltrit me rezultatin 2-1, ndonëse gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Në derbin e Kupës së Italisë, ekipi i Zeman dominoi sidomos në pjesën e parë . 45 minutat e para të këtij takimi janë të mrekullueshme pasi të dyja skuadrat luajnë hapur dhe mundësitë për të shënuar janë të shumta. Të parët që arrijnë të kalojnë në avantazh janë vendasit, me anë të Florencit në minutën e 13, ndërsa ish lojtari i Interit, Matia Destro, ndëshkon ish skuadrën e tij në minutën e 32 duke dyfishuar rezultatin për kryeqytetasit. Edhe pse në disavantazh të dy golave, loja vijon të jetë e hapur dhe rastet për të shënuar nuk mungojnë nga ana e të dyja skuadrave. 2 minuta përpara përfundimit të fraksionit të parë të lojës, është sulmuesi i Interit, Palasio që arrinë të shkurtojë diferencat duke i çuar skuadrat në dhomat e Zhveshjes me rezultatin 2-1. Edhe pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm, por skuadra bënë shumë pak në repartin ofensiv për të shënuar gola të tjerë edhe pse rastet janë të shumta për të bërë një gjë të tillë. Roma e mbyll takimin e parë të gjysëmfinales me një avantazh të lehtë ndaj Zikaltërve duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales edhe pse rezultati 2-1 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në San Siro, në datën 17 Prill. Në transfertë skuadra e Zeman duhet të mbrojë avantazhin minimal, pasi edhe Interi kërkon medoemos një trofe në këtë sezon duke parë që kampionati tashmë ka përfundur për të dyja skuadrat. E kualifikuara e kësaj përballje, do të njohë finalisten tjetër në datën 29 Janar ku do të luhet ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Lacios.