Drogba pranë Milanit, Alegri i uron mirseardhjen
Drejtuesit e skuadrës së Milanit, edhe pse e kanë përqendruar vëmendjen në orët e fundit te rikthimi i Kaka dhe Balotelit në milanelo, nuk e kanë lënë asnjëherë pas dore idenë e blerjes së sulmuesit, Didier Drogaba.Duke parë vështirsitë që drejtuesit kuqezi po hasin në bindjen e drejtuesve të Real për transferimin e Brazilianit Kaka dhe ato të Manchester Sitit për Balotelin, në kampin e Milanit, ka trokitur përsëri afrikani, Didier Drogba. Ish sulmuesi i Chelsit u ka kërkuar drejtuesve të skuadres Kineze të Shangai Shenhua, një letër që lejoi largimin e Drogbas për tu transferuar në Europë dhe kalimi te Milan është një nga mundësitë më të mëdha. Drejtuesit e "djallit" po mendojnë që tani të sigurojnë të ardhurat për të mbërritur pastaj te sulmuesi nga kontinenti Afrikan. Shitja e Robinjos te skuadra turke e Fenerbhaçes do të garantonte të ardhura të mjaftueshme për tu hedhur pastaj në sulm dhe për të sjellë në Milano ish sulmuesin, që me Chelsin arriti të shpallej Kampion Europe për skuadra.Zërat për një kalim të mundshëm të Drogbasë në radhët e Milanit, janë pritur me entuziazëm nga trajneri Masimiliano Alegri, i cili në një intervistë për mediat ka deklaruar se: "Kampionët e mëdhenj si Drogba, janë gjithmonë të mirpritur te skuadra jonë edhe pse trataktivat janë të vështira. Galiani po punon që të bëjë më të mirën e mundshme dhe unë do të isha i kënaqur nëse tratativat do të përfundojnë me sukses. Të gjithë i dimë vlerat që mbart një kampion si Drogba. Nënshkrimi i tij me skuadrën e Milanit do të ishte një ndihmesë e madhe për ne në sezonin e mbetur. Milan, duket se e ka fitur tashmë rivalitetin me Juventusin për sa i përket Drogbas, pasi pritet që ky i fundit të transferohet në Milano dhe jo në Torino. Përveç një transferimi të mundshëm të Drogbas në radhët e klubit kuq e zi, Alegri ka folur edhe për objektivat e këtij sezoni: "Ne po ndërtojmë një skuadër të re dhe askush nuk duhet të pres që në vitin e parë Milan të fitojë trofe. Këtë vit objektivi ynë është vendi i tretë në renditje dhe avanci sa më lartë të jetë e mundur në Chempions League. Ndërsa për trofe duhet të flasim sezonin e ardhshëm ka përfundur numri 1 i pankinës së Milanit.