“Australian Open”, përcaktohet finalja e femrave
Finalja e “Australian Open”, për femra do të diskutohet mes bjelloruses që mban numrin 1 në botë, Viktoria Azarenka dhe kinezes Na Li, të cilat siguruan pjesëmarrjen e tyre në finalen e parë madhore të vitit, fal dy paraqitjeve të shkëlqyera në gjysëmfinale.Azarenka, kaloi jo pa vështirësi zbulimin e turneut, amerikanen 19 vjeçare, Slon Stefens, e cila vetëm një ditë më parë mundi Serena Uilliams. Tenistja bjelloruse fitoi në dy sete, 6-1 dhe 6-4 përballë Stefens, e cila dukej se kishte humbur shumë energji në ndeshjen përballë bashkëkombëses të saj.Bjellorusja, pritet të ketë një detyrë edhe më të vështirë në finale, ku ka përballë kinezen Na Li, numrin 6 të botës, që mundi lehtësisht 6-2, 6-2 pretendenten për fitoren e turneut, rusen Maria Sharapova. Edhe pse numri 2 i botës kishte treguar gjatë javës së fundit se ishte në një formë të shkëlqyer, ajo nuk i rezistoi lojës së 30 vjeçares kineze që tregoi forcën e saj përballë ruses.Ndërsa në tenis për meshkuj, Novak Xhokoviç, ka fituar lehtësisht ndaj spanjollit, David Ferrer, duke siguruar finalen e “Australia Open”. Numri 1 në botë e ka dominuar lehtësisht këtë përballje duke fituar tre setet me rezultatin 6-2, 6-2 dhe 6-1. Në finale tenisti serb, do të presë të njohë kundërshtarin e tij që do të dalë nga dyshja Andy Mwrrey dhe Roxher Federer.