Lacio ndal Juventusin, Cana luan për 90 minuta

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lazios në ndeshjen e gjysëmfinales së Kupës së Italisë të luajtur në Torino.Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kërkuan më shumë të studionin lojën e kundërshtarit sesa të krijonin raste për gol duke luajtur një lojë ku gjithçka ishte e baraspeshuar. Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur, me bardhezinjtë që dominuan takimin duke gjetur edhe golin e avantazhit pas disa rasteve radhazi.Një harkim i Giaccherinit, gjen në zonë mbrojtësin Peluso, i cili me kokë shënoi golin e avantazhit për vendasit. Në minutat në vijim, Juventusi do të krijojë një mori rastesh të tjera, por Marcheti tregon nivel të lartë, pasi arrinë të shpëtojë portën e kryeqytetasve në dy raste deçizive. Gardiani i portës bardhealtër, ndërhynë në mënyrë të shkëlqyer ndaj mesfushorit Vidal, që në këtë takim nuk kishte as fatin me vete. Madje në një rast Kileni, arrinë të godasë edhe shtyllën pingule të portës së Lacialëve. Atëherë kur të gjithë mendonin se Juventusi do të shënonte golin e dytë, vjen reagimi i kryqytetasve që arrinë të barazojnë gjithçka me Maurin, 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Pas një harkimi të saktë nga Antonio Candreva, Stefano Mauri u gjend në vendin e duhur dhe në momentin e duhur duke mposhtur portierin Storari dhe duke i dhënë skuadrës së tij barazimin që vlen shumë për rezultatin e takimit të kthimit.Lazio, me këtë barazim ka një avantazh të madh para ndeshjes tjetër  që do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës në datën 29 Janar, datë në të cilën do të marrim veshë edhe finalisten e parë të Kupës së Italisë. Ajo që vlen të theksohet në këtë takim është performanca shumë e mirë e kapitenit të kombtares kuqezi, i cili luajti për 90 minuta duke bërë në disa raste edhe ndërhyrje vendimtare në mbrojtje. Ndeshja e tjetër e gjysëmfinales së Kupës së Italisë do të luhet sot mes Romës dhe Interit.