Lorente zyrtarisht një lojtar i Juventusit

E ardhmja e sulmuesit spanjoll, Lorente, i përket skuadrës së Juventusit.Sulmuesi i Atletiko Bilbaos, ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Juventusit që do ta lidhë atë me bardh e zinjtë deri në vitin 2017. Lajmin e kanë zyrtarizuar vetë drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" në saitin e tyre zyrtarë.Kalimi i Lorentes në radhët e Juventusit, do të vijë në 1 Qershor, datë kjo në të cilën është vendosur në marrëveshjen e arritur vetëm pak minuta më parë. Deri në fund të sezonit, Lorente, do të vazhdojë të luaj me skuadrën Baske, ndërsa me 1 Qershor ai do ti bashkohet skuadrës së Kontes. Kjo marrëveshje e arritur nga ana e drejtuesve të Juventusit përkon me 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish presidentit legjendar të Juventusit, Xhani Anjeli, si dhe menjëherë pas rinovimit të kontratës deri në 2015 të kapitenit, Gigi Bufon. Përveç zyrtarizimit të Lorentes, Juventusi është në tratativa për të sjellë në Torino edhe një sulmues tjetër gjatë ditëve të ardhshme.