Bayern, ofertë stratosferike për Suares
Sipas asaj që raporton katalanasja "Sport", Bayern Munchen, i cili duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Pep Guardiola, po përgatit një goditje të madhe në merkaton e verës dhe objektivi është reparti i sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin 25-vjeçar të Liverpool, Luis Suarez, për të cilin është gati një ofertë e majme prej 40 milionë sterlinash.Klubi bavarez, është i bindur se sulmuesi uruguajan është zgjedhja e duhur për sulmin e skuadrës, duke parë që sezonin e shkuar Suarez shënoi 20 në 30 ndeshje me "The Reds".Me 278 milion Euro të vëna në dispozicion të ish teknikut Katalanas, Pep Guardiola, në kampin e skuadrës së Bayern Mynih, pritet që deri në merkaton e verës të kemi edhe lëvizje të tjera të mëdha. Një nga objektivat madhorë të skuadrës Bavareze është edhe kolumbiani i Atletiko Madrid, Radamel Falkao. Ky i fundi ashtu si dhe Suares janë dy pikat më të preferuara të Guardiolës që me ardhjen e tij në stolin e klubit nga Bavaria pritet të sjell ndryshime të mëdha jo vetëm në lojën e skuadrës por edhe në përbërjen e lojtarve.Ofertës stratosferike të ofruar për kartonin e Uruguajanit Suares, pritet ti bashkangjitet edhe një tjetër ofertë e tillë për sulmuesin e kryeqytetasve të Atletiko Madrid, Falcao. Diçka është e sigurt, te Bayern tashmë kanë filluar lëvizjet e para, ndërsa deri në verë kur Guardiola do të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës të gjitha këto objektiva pritet të bëhen realitet nga drejtuesit e skuadrës së Bayern.