Abramoviç i mbyll derën Mourinhos

Te Chelsea po punohet për pasardhësin e Rafa Benitez, për sezonin e ardhshëm. Qarkullojnë shumë emra dhe hipoteza. Tekniku spanjoll ka një kontratë 1-vjeçare dhe shpreson në rinovimin e saj por për ta arritur një gjë të tillë duhet të arrijë Manchester United në krye të Premier League-s dhe në fund ta fitojë atë, por diçka e tillë duket shumë e vështirë, pasi skuadra Londineze nuk po ecën me të njëtin hap me skuadrat nga Manchesteri.Duke parë këtë situatë, Roman Abramoviç, po shikon për një teknik të ri që mund të zërë vendin e teknikut Spanjoll. Emri që pëlqehet më shumë nga manjati rus, është Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund dhe David Moyes që drejton skuadrën e Everton. Përveç këtyre portugezi Hose Mourinho, po kërkon një rikthim të bujshëm në "Stamford Bridge" duke ruajtur kontaktet telefonike me presidentin dhe senatorët e skuadrës. Edhe pse marrdhënia mes Speshall One dhe Abramoviç u ndërpre, raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të shkëlqyera por nuk mjaftojnë që bosi rus ti besoj përsëri skuadrën teknikut Muorinjo, që kur ishte në krye të Londinezve arriti ti nxjerr ato kampion në Angli.Sipas lajmeve të fundit që mbërrijnë nga Anglia, Abramoviç dëshiron në krye të skuadrës një emër tjetër tashmë, që quhet Luciano Spalletti. Trajneri Italian që aktualisht drejton skuadrën ruse të Zenit, është kërkuar edhe në kohën kur drejtonte Romën. Në Rusi ka fituar dy kampionate dhe tashmë ndoshta ka ardhur koha të ndërroj ambjent dhe skuadra e Chelsit mbetet një nga alternativat me të mundshme.Abramoviç, për të marrë teknikun Italian mund të shfrytëzojë marrdhëniet e mira që ka me drejtuesit e klubit Rus të Zenit.