Roma - Inter, formacionet e mundshme

Pas përballjes në kampionat në fundjavën e kaluar, Roma dhe Interi do të rikthehen për të luajtur një tjetër ndeshje mes tyre brenda pak ditëve. Në “Olimpiko”, ku vendasit nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 kundër Zikaltërve, do të provojnë përsëri të gjejnë rrugën e fitores tashmë të vlefshme për Kupën e Italisë. Në takimin e parë të kësaj gjysmëfinale skuadrat pritet të bëjnë disa ndryshime nga formacioni i tre ditëve më parë. Te Roma, Destro pritet të zërë vendin e Osvaldos në vijën e parë të sulmit ndërsa te Interi, sulmuesi Roki pritet ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë së bashku me Palasion në vijën e parë të sulmit, ndërsa në mesfushën zikaltër rikthehet edhe Kambiaso.Trajneri i Romës, Zeman, pritet që në këtë përballje të hedhë në fushën e blertë nga minuta e parë formacionin 4-3-3.Në Portë: Stekelenburg, në mbrojtje: Piris, Markuinjos, Burdiso dhe Balzareti, në mesfushë: Bredlei, Taktsidis dhe Florenci, në sulm do të jetë treshja Lamela, Destro dhe Toti. Destro  pritet të luaj në këtë takim ndeshjen e parë si titular, përballë skuadrës tek e cila u rrit.Ndërsa në krahun tjetër trajneri Stramcioni, pritet ta nis përballjen e sotme me formacionin 3-4-1-2.Në Portë: Handanoviç, në mbrojtje: Ranokia, Huan Hesus, Kivu, Zeneti, në mesfushë: Zaneti, Gargano, Kambiaso dhe Pereira, ndërsa në sulm Guarin do të mbështes dyshen sulmuese Roki dhe Palasio.Ndeshja do të luhet në olimpiko të Romës në orën 20: 45, ndërsa pritet që ashtu si në kampionat të ndiqet nga shikues të shumtë.