Bufon rinovon me Juventus deri në 2015
Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës së Juventusit, Gigi Bufon, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Juventusit edhe për dy vitet të tjera.Numri 1 i skuadrës bardh e zi, do të qëndroj te skuadra e Juventusit deri në vitin 2015. Lajmin e ka zyrtarizur vetë presidenti i skuadrës Andrea Agnelli, në një konferencë për shtyp në Vinovo, aty ku bardh e zinjtë bëjnë stërvije. “Jemi shumë të lumtur që Bufon do të qëndrojë me skuadrën tonë edhe për dy vite të tjera. Ai është një nga portierët më të mirë në botë dhe ne jemi krenar që ai është në mesin tone”, ka theksuar presidenti i "Zonjës së Vjetër".Ndërsa edhe vetë Bufon, është shprehur mjaftë entuziast që ka arritur të rinovojë me Bardhezinjtë edhe për dy vite të tjera. Në intervistën e parë pas arritjes së marrveshjes për rinovimin e kontratës, gardiani i portës së kampionëve në fuqi është shprehur: "jam i lumtur që do të vazhdojë të jem pjesë e skuadrës edhe për dy vite të tjera. Arritja e marrveshjes nuk ishte e vështirë pasi ne menjëherë gjetëm gjuhën e përbashkët. Dua ti falenderoj nga zemra drejtuesit që më dhanë mundësinë për të qenë pjesë e projektit ambicioz që skuadra e Juventusit ka ndërmarrë përgjatë këtyre viteve" ka përfundur Bufon.