Surprizon Swansea, eleminon Chelsean në Kupën e Ligës Angleze

Surpriza e radhës në Kupën e Ligës në Angli, ka qenë padyshim eleminimi i skudrës së Chelsea nga kupa e Ligës së Anglisë. Blutë e Londrës, janë surprizuar përsëri nga loja e skuadrës së Suonsit e cila këtë vit ka treguar një nivel të lartë përgatitije sidomos ndaj skuadrave që konsiderohen si të mëdha në Kampionatin Anglez.Ekipi Uellsian, Swansea, ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Ligës në Angli pasi ka kaluar në gjysëmfinale ekipin, pikërisht të besuarit e teknikut Benitez. Të Besuarit e Michaell Laudrup, ia kanë dalë me sukses të mbyllin me rezultatin 0-0 ndeshjen e kthimit, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultatin 2-0, për të siguruar finalen në të cilën shihen edhe si favorit duke qenë së përballë kanë një skuadër si Bredford  e cila vjen nga kategoria e katërt Angleze.Edhe pse Benitez vendosi të hidhte nga minuta e parë në fushën e lojës Demba Ba, duke ulur në stol Fernando Torres, manovra ofensive e Çelsit nuk funksionoi siç duhet. Ndonëse londinezët dominuan në lojë, ata e kishin shumë të vështirë të çanin mbrojtjen e ngjeshur të Suonsi që mendonte për të ruajtur rezultatin e sfidës së parë.Çdo rreze shprese e londinezëve u shua në minutën e 81-të, kur Eden Hazard u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti aspak të këndshëm ndaj një prej fëmijëve që mbledhin topat. Duke dashur të marrë topin me shpejtësi nga djaloshi që qëndronte në krah të fushës, Hazard u përplas me të dhe më pas tentoi ta godiste me shkelm, duke bërë që gjyqtari të nxirrte nga xhepi menjëherë kartonin e kuq.Suonsi tashmë ka mundësinë jo vetëm të shkojë për herë të parë në finalen e një Kupe prestigjioze, por edhe të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League në sezonin e ardhshëm nëse triumfon përballë Bradford.