Kupa e Mbretit, sot Valencia - Real Madrid
Pas emocioneve të shumta që dhuroi në fundjavë, futbolli spanjoll rikthehet për të dhuruar të tjera emocione në Kupën e Mbretit, ku nuk mungojnë përballjet interesante, siç janë Valencia - Real Madrid dhe Malaga - Barcelona.Ndeshja më e rëndësishme për ditën e sotme, do të jetë ajo e "Mestajes" mes Vendasve të Valencias dhe Madrilenve, takim i tretë ky mes këtyre dy skuadrave brenda një jave. Në dy takimet e mëparshme, të besuarit e teknikut Mourinho, kanë arritur të mposhtin Valenciën në “Santiago Bernabeo”, ku bie më shumë në sy fitorja e thellë 5-0 në fundjavë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Kampionatit Spanjoll. Edhe në ndeshjen e parë për gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit, Madrilenët edhe pse me vështirësi, arritën të fitonin me rezultatin 2-0. Përballja e sotme, që është e treta radhazi mes këtyre dy skuadrave, brenda pak ditëve do ti shërbejë më shumë ekipit të Valencias për tu hakmarrë ndaj kryeqytetasve. Në këtë takim, të besuarit e Ernesto Valverde, do të kërkojnë të gjejnë për herë të parë rrugën e rrjetës së Madrilenve pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar 7 gola dhe nuk kanë arritur të shënojnë asnjë.Përveç këtij takimi tejet Interesant, një rëndësi të veçantë pritet të ketë edhe përballja mes Gatafes dhe Barcelonës, përballje kjo e cila përfundoi në barazim 2-2 në ndeshjen e parë. Katalanasit pritet që nesër të rikthehen te fitorja pasi kanë dy ndeshje që nuk arrinë ta gjejnë atë. Në Kupën e Mbretit, po ashtu do të luhen edhe dy takime të tjera të vlefshme për fazën e çerekfinaleve. Sot, Sevilja dhe Saragoza do përballen përsëri pas barazimit 0-0 në ndeshjen e pare, ndërsa nesër Atletiko Madrid, do të kërkojë kualifikimin ndaj Real Betis pas fitores së parë në 2-0 në stadiumin "Vinsente Kalderon".