Puyol deri ne 2016 me Katalanasit

Mbrojtësi veteran i Barcelonës, Carles Puyol, ka rinovuar me skuadrën e tij deri në vitin 2016.Kapiteni i skuadrës Balugrana, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit Katalanas për shtyrjen e kontratës edhe për dy vite të tjera. Legjenda e kesaj skuadre ka marrë konfirmimin e stafit drejtues për të vazhduar aventurën e tij me Barcelonën edhe pse Puyol, është në përfundim të karrieres së tij futbollistike. Në kontratën e nëshkruar, qendërmbrojtësi spanjoll, ka të drejtë që pas mbarimit të kontratës të zërë një post drejtuesi te skuadra Katalanase. Një nderim ky që i bëhet Puyol, për kontributin e dhënë ndër vite me ngjyrat e kësaj skuadre.