Juve dhe Arsenal në duel për David Villën
Juventus dhe Arsenal, janë vënë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit iberik, David Villa.Pas përgjigjeve negative nga ana e drejtuesve të Atletiko Bilabaos për transferimin e Lorentes që në Janar, si dhe mosarritjen e një marrveshjeje me Drogba, drejtuesit e Juventusit i janë bashkuar garës për të transferuar në Torino sulmuesin e Barcelonës, David Villa.Gazeta spanolle “Sport”, shkruan se Villa ka kërkuar nga trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ta lejojë të largohet këtë muaj por akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë skuadra e së ardhmes së tij.Torino dhe veçanërisht skuadra e Juventusit mund të jetë një alternativë e shkëlqyer për sulmuesin e Kombëtares Spanjolle. Drejtuesit bardhezi, edhe pse kanë bërë të ditur disa herë se nuk dëshirojnë të bëjnë goditje të mëdha në merkato, përsëri pritet që të futen në një rivalitet me klubet angleze dhe veçanërisht me skuadrën e Arsenalit.David Villa, kërkon të luaj më shumë, por te Barça nuk e ka këtë mundësi ndërsa Arsenali kërkon një bomber që t'i besoj çelësat e sulmit, pasi francezi Zhirud, akoma nuk po e bind teknikun Venger. Arsen Wenger, nuk heq dorë nga ish lojtari i Valencias dhe kërkon të shfrytëzojë pikërisht pakënaqësinë e tij te Barcelona për ta bindur të kalojë në "Emirates Stadium". Strategjia e teknikut të Arsenalit është e qartë, nuk do të bëjë asnjë çmenduri për të paguar shumë para për kartonin e lojtarit por do të shfrytëzojë ditët e fundit të merkatos për të tentuar goditjen e madhe. Për Villan, Wenger ka përgatitur fondin 10 mln Paund ndërsa edhe mediat italiane bëjnë të ditur se nga ana tjetër edhe Marota po përgatit intrigat për të ofruar sulmuesin Iberik pranë skuadrës që në ditët e ardhshme. Tani mbetet të mësojmë se cilën fanellë do të përzgjedhë Villa të veshë për sezonin e mbetur, pasi largimi nga kamp Nou tashmë është i sigurt duke u bazuar te vetë fjalët e Lojtarit.