Arsenal shkatërron West Ham në Premier League
Futbolli anglez ka qenë i mbyshur me të tjera emocione, pasi mbrëmë është luajtur një ndeshje e prapambetur e Premier Ligës mes Arsenal dhe Uest Hem United. Kjo përballje e cila është shoqëruar me gola të shumtë ka përfundur me fitoren e Topçinjve që asnjëherë gjatë 90 minutave nuk e kanë vënë në dyshim fitoren. Të besuarit e teknikut francez Venger, kanë shpartalluar ekipin e West Ham Unitedit me rezultat të thellë 5-1, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në "Emireits Stedium".Edhe pse vendasit u gjenden në disavantazh që në minutën e 18, arritën të reagonin shumë mirë duke kontrolluar jo vetëm lojën por edhe rezultatin. Goli i parë i këtij takimi shënohet nga sulmuesi Collison, por Arsenali arrinë të barazpeshojë shumë shpejt rezultatin me anë të gjermanit Podolski, i cili mbyll 45 minutat e para në barazpeshë totale. 45 minutat e dyta do të jenë një ferr i vërtetë për skuadrën mike. Pas udhëzimeve të Venger në dhomat e zhveshjes, Topçinjtë shndërrohen në të pamëshirshëm duke shënuar 4 gola në 10 minutat e para të fraksionit të dytë të lojës. Giroud, kalon Arsenalin në avantazh që në minutën e 47, ndërsa Cazorla shënon golin e tretë për vendasit në minutën e 53. Goli i katërt shënohet nga britaniku Walcott, ndërsa vulos rezultatin e këtij takimi që në minutën e 57, sulmuesi francez Zhirud, duke shënuar në këtë takim edhe një dopiet personale.Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 37 pikëve, katër pikë më pak se Tottenhami që ndodhet në vendin e 4 në renditje, duke rritur shpresat për të marrë pjesë në Chempions Ligë, sezonin e ardhshëm.