Sneijder kalon me sukses vizitat mjeksore te Gallatasaray

Në vizitat mjeksore që Hollandezi ka kryer, nuk ka shfaqur asnjë problem shëndetësor, ndaj dhe mund të jetë i gatshëm për trajnerin Fatih Terim, duke filluar që nga ndeshja e rradhës.Duket se surprizat e rezervuara për holandezin nuk kanë të sosur pasi në mediat Turke bëhet e ditur së tifozët e Gallatasary po përgatisin një festë madhështore për ish mesfushorin zikaltër që në debutimin e tij të parë me fanellën verdh e kuqe të Gallatasaray.Wesley Sneijder, nënshkroi dje kontratën e re 3.5 vjeçare me Galatasarayn, nga e cila do të përfitojë 5 milionë Euro në sezon. Ndërsa ndeshja e parë me ngjyrat e kësaj skuadre pritet të jetë në fundjavë.