Manchester Unitet dhe Tottenham në sulm për mesfushorin Guarin
Paraqitjet e shkëlqyera që mesfushori i Interit, Fredi Guarin, ka bërë me skuadrën e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave Europiane.Dy më kryesorët janë padyshim gjigantët e futbollit anglez, Manchester United dhe Tottenham. Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se të dyja skuadrat kanë problem në repartin e mesfushës pas dëmtimeve të Fletcher dhe Sandro të cilët mbulonin te skuadrat respektive rolin që aktualisht mbanë Guarin te ekipi zikaltër.Edhe pse Morati ka bërë të ditur se nuk dëshiron në asnjë mënyrë të lërë të lirë mesfushorin e talentuar të skuadrës së tij, duket se presioni i klubeve angleze në fjalë është i madh dhe në rast të ndonjë oferte stratosferike, atëherë Morati është i detyruar ta shesë Kolumbianin për të sjellë pastaj në milanelo lojtarë të tjerë të rinjë të talentuar.Kriza ekonomike që po kalon futbolli Italian pritet që të sjellë largimin e disa emrave të tjerë të talentuar, ashtu siç ndodhi me Ibrahimoviçin dhe Tiago Silven.