Çekia kërcënon Shqipërinë me BE, Kryeministri: Larguat CEZ, humbni mbështetjen tonë

Një ditë pasi ERE hoqi licencën kompanisë CEZ, ka ardhur një reagim i ashpër nga kryeministri cek, i cili ka kërcënuar Shqipërinë me hyrjen e saj në BE. Sipas Petr Necas heqja e licences nxjerr në dritë trajtimin e dobet të vendit ndaj investitorëve të huaj dhe me këtë mënyrë ka humbur shpresat për mbështetjen çeke për ofertën eventuale për të hyrë në Bashkimin Evropian.Ndërsa në lidhje me deklaratën se kompania çeke i detyrohet vendit deri në 1 miliard dollarë për dëme dhe dështimin e saj për të importuar energji elektrike të mjaftueshme dhe mosinvestimet në rrjetin elektrik të vendit. CEZ-i i mohon akuzat e ardhura nga qeveria shqiptare.Kryeministri çek, gjatë fjalës së tij ngriti dyshime mbi angazhimin që Shqipëria ka për zbatimin e ligjit."Ky veprim, i cili i heq CEZ të drejtat e shpërndarjes së energjisë elektrike, si kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë në vend, hedh dyshime mbi angazhimin që Shqipëria ka në zbatimin e ligjit dhe shpresat e saj që një dite të hyjë në Bashkim Evropian ky është një sinjal shumë negativ", ka shtuar ai.Ndërkohë tashmë ERE i ka kaluar kopetencat administratorit shetetëror të zgjedhur, Sahit Dollapit, për të drejtuar shpërndarjen e energjisë në Shqipëri.