Mehmet Gjoshaj, ekspozitë tematike muzeore në Muzeun Kombëtar
Rrënjët historike dhe autoktone të popullit shqiptar, ndertesa historike, dokumente të nënshkkruara, manifestime, arritje dhe figura të shquara historike shqiptare dhe kosovare shkrihen në një.Ato vijnë në Muzeun Historik Kombëtar, me njeshtëri nga autori kosovar Mehmet Gjoshaj në ekspozitën tematike muzeore, e cila ndal dy periudha të rëndësishme 100 vite pavarësi dhe 100 vite pushtimi serbo- malazeze të Vilajetit të Kosovës.Drejtori i Muzeut Kombetar, Luan Malltezi, e quajti ekspzitën si një vlerë e rrallë historike.Bazuar në mbi 12 konsulentë shkencorë dhe profesionalë ekspozita vjen si një punë e gjatë hulumtuese në arkivin e Kosovës, Muzeun Historik Kombëtar Tiranë, arkivin qëndror të Shqipërisë, arkivin e Ministrisë së Brendshme, Muzeun e Pavarësisë Vlorë dhe arkivin e Maqedonisë Shkup.