50-vjetori i “Traktatit të Elizesë”, ekspertët e huaj rrëfejnë maratonën e vendosjes së paqes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 18:01
Eksperienca e jetuar për 50-vjet me radhe nga dy vendet Gjermani dhe Francë vjen si modeli i shkëlqyer dhe burim refleksioni dhe nxitjeje për pajtimin mes vendeve të Ballkanit dhe synimin e përbashkët, që është integrimi Evropian.Në 50 vjetorin e Traktatit të Elizesë 2 ekspertët gjermëne dhe francezë kanë rrëfyer maratonën e gjatë të ndërtimit të se ardhmes së paqtë.Traktati i Elizesë në vitin 1963 vulosi pajtimin mes dy vendeve Gjermani dhe Francë pas një shekulli e gjysëm antagonizmi dhe tre luftrash, si dhe krijoi mekanizma bashkëpunimi duke hedhur bazat e një bashkëpunimi jo vetëm mes drejtuesve politikë, por duke lëshuar rrënjët në mbarë shoqërinë.