Rama reagon pas deklaratës së Serbisë: Të keqen e keni nga brenda, jo nga jashtë
Qeveria serbe ska goje te ankohet per cfare thuhet ne Shqiperi kur Serbia vepron si ne Presheve! Te keqen Serbia e ka brenda jo jashte. Ky ka qenë reagimi i kreut të selisë rozë Edi Rama në kundërpërgjigje të deklaratës së Ministrisë së Jashtme drejtuar Tiranës zyrtare, ku akuzon drejtëpërdrejtë politikanët shqiptarë dhe Kryeministrin Berisha se me deklaratat e tyre po nxisin destabilitet në jug të Serbisë.“Kualifikimet dhe akuzat e orientuara kundër Qeverisë së Serbisë, janë nën çdo dinjitet dhe në kundërshtim të plotë me bindjet e dhëna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar, Berisha, gjatë vizitës së paradokohshme të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Mërkiç në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme të shpalos një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve”,- thuhet në kumtesën e lëshuar nga MPJS.“Nga Shqipëria, si shtet i cili si prioritet të vetin e thekson pranimin e vlerave evropiane dhe anëtarësimin në BE, presim që vërtetë edhe të sillet në harmoni me prioritetet e proklamuara dhe me aksionet e veta të mos kontribuojë në stabilitetin e situatës në vendet fqinje”, theksohet në fund të deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.Ndërkaq Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, se zhvillimet e fundit në Preshevë kanë dëshmuar që “ka vetëm një rrugë, bashkimi i kombit shqiptar, në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë ato që fituan me gjak”.Në një tjetër reagim të ashpër kundër heqjes së monumentit të shqiptarëve në Preshevë me forca të armatosura rëndë nga Policia serbe, pa respektuar fazat e dialogut me autoritetet lokale shqiptare në Preshevë, Berisha tha se pas kësaj, Shqipëria mund të rishikojë marrëdhëniet me Serbinë.