Vrasja e Andi Priftit, policia e Fierit arreston të dyshuarin për vrasjen

Dy ditë pas vrasjes së të riut Andi Prifti, policia e Ferit ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e tij. Gentjan Shahinaj, 25 vjeç është vënë mbrëmjen e sotme në prangat e uniformave blu nën akuzën për vrasje me paramendim të 21-vjeçarit Prifti. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.21 vjecari është larguar nga banesa e tij në lagjen Sheq i Vogël pasditen e së shtunës dhe ka shkuar për të tërhequr një shumë lekësh të fituar në lojrat e fatit, por nuk u kthye më në banesë.Trupi i viktimës u gjet nga kalimtarë të rastit në vendin e e quajtur “Kulla e ujit” në kthesën që të con për në fshatin Seman, afër zonës bregdetare të rrethit Fier.Policia e Fierit ka deklaruar pararakisht se vrasja e tij nuk është kryer me armë zjarri, por me mjete të mprehta, dyshohet thikë. Pas kqyrjes së kufomës nga mjeku ligjor është konstatuar se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta.Grupi i ekspertëve pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kufomës ka pohuar se vrasja nuk është kryer në vendin ku u gjet kufoma, por në një tjetër vend dhe trupi i pajetë ëhstë hedhur aty në përpjekje për të hequr cdo dyshim. Tashmë, pas arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen pritet zbardhja e plotë e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.