Berisha pret nobelistin e paqes Muhammad Yunus

Kryeministri Berisha priti sot, nobelistin e paqes Muhammad Yunus, i cili ndodhet në Shqipëri për të promovuar iniciativën e qeverisë shqiptare për lëvizjen gjithëpërfshirëse për implementimin e konceptit të biznesit social në vend.Në takim, Kryeministri Berisha, shprehu bindjen se implementimi i biznesit social në partneritet me Yunus Social Businnes Albania, me kompani tregtare dhe institucionet akademike do të mund të adresojë problematikën e varfërisë, papunësisë e çështjeje të tjera sociale.“Iniciativa të biznesit social, u shpreh Kryeministri, po ndërmerren duke adresuar problematika të arsimit profesional, të grumbullimit të produkteve bujqësore apo të punësimit të grave në punë artizanale.Kryeministri Berisha shprehu bindjen se këto janë vetëm shembujt e parë dhe të tjerë do të pasohen në sektorët e energjisë, arsimit, turizmit, shëndetësisë.Zoti Yunus garantoi për mbështetjen e vazhdueshme që Yunus Social Businnes do të sigurojë në përpjekje për zhdukjen e varfërisë dhe adresimin e problemeve sociale në Shqipëri.