Aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë në spital njëri nga të plagosurit
Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak një nga të plagosurit e aksidentit të regjistruar mesditen e sotme në Fushë Krujë.Lorenc Neli, 35 vjeç nga Burreli është ndarë nga jeta në spital, ku edhe pas përjekjeve të bluzave të bardha nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda, të shkaktuara nga aksidenti. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Larushk të Fushë Krujës, ku dy automjete, njëra me targë SH 6934 D dhe tjetra me targa italiane BR 696 janë përplasur me njëra-tjetrën.Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i njërës prej makinave, 27-vjeçari Roland Bisha dhe dy pasagjerë Lorenc dhe Alban Neli, 35 dhe 32 vjeç nga Burreli të cilët janë dërguar në spital, nga ku Lorenci ndërroi jetë, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë mjekimin në spital.Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit me targa italiane, 17-vjeçarin A.Baku nga Luzi ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.