Iris Luarasi, apel për dhunën ndaj gruas

Pas një vit tragjik, ku gratë ishin viktima të një dhunë seriale e vrasjes makabre është koha të reflektohet që 12 muajt e ardhshëm të mos jenë një fotokopje e 2012-ës.Iris Luarasi është një nga ato aktiviste që prej viteshlufton kundër dhunës ndaj grave. Ajo si edhe shumë gra të tjera të shoqërisë civile bashkohet në korin e apeluesve për veprim urgjent që ata që ngrenë dorën apo marrin jetën e një femre të ndëshkohën rreptësisht.Statistikat janë kokëforta dhe të dhimbshme. Përtej listës së gjatë të të dhunuarve 24 gra apo vajza të reja ka humbur të drejtën themelore prej kësaj dhune: jetën.Shtimi i rasteve sipas Luarasit vjen si pasojë e vendosjes së dënimeve të buta e  cila çon në përsëritje të  rasteve të dhunës . Ndaj duhet një bashkëpunim i të gjithë hallkave  si gjyqësorit por edhe medias dhe shoqërisë civile.