Aksident në Fushë Krujë, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 14:39
Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Krujë.Ngjarja ka ndodhur në Larushk të Fushë Krujës ku dy automjete, njëra me targë SH 6934 D dhe tjetra me targa italiane BR 696 janë përplasur me njëra-tjetrën.Për pasojë është plagosur drejtuesi i njërës prej makinave,27-vjeçari Roland Bisha dhe dy pasagjerë Lorenc dhe Alban Neli, 35 dhe 32 vjeç nga Burreli të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit me targa italiane, 17-vjeçarin A.Baku nga Luzi ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.